Thellohet skandali i basteve në Turqi

- Bota Sot

Thellohet skandali i basteve në Turqi

Thellohet akoma më shumë skandali i basteve në futbollin turk, teksa ka arritur deri në nivelet më të larta, si presidentë dhe drejtues klubesh, por ajo që ka më shumë rëndësi është se në hetimet rreth këtij skandali janë përfshirë edhe komentatorë dhe avokatë sportivë, që dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet të organizuar të basteve. 

Gjykatësi turk i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, Emin Ozkurt tha për të përditshmen spanjolle AS se këto hetime janë shumë më të thella nga sa mund të imagjinohet.  

Ekziston një rrjet shumë i gjerë dhe i organizuar i basteve ku janë të përfshirë jo vetëm arbitra, por edhe drejtues klubesh, futbollistë, komentatorë televizivë, specialistë të së drejtës sportve. 

Javën e ardhshme pritet të bëhen denoncimet në Komisionin e Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit, ndërkohë që sipas një komunikate të kësaj të fundit, janë sanksionuar tashmë 152 arbitra, 7 nga të cilët gjyqtarë kryesorë dhe 15 asistentë të një niveli të lartë. 

Mes arbitrave të denoncuar janë edhe Zorbay Kuçuk, që është arbitër i FIFA-s.

Por jo vetëm kaq, skandali basteve zgjerohet edhe më  shumë teksa përfshihen edhe 3.700 futbollistë aktivë si dhe presidentë dhe drejtues klubesh..
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot