Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 15:40 në fshatin Xerxë, saktësisht në rrugën Gjakovë-Prizren.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku përveç dëmeve materiale një person është dërguar për trajtim mjekësor.
Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj./GS