Dje Federata e Futbollit e Kosovës nxori në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Pak orë pas daljes në shitje, ato u “avulluan”, me faqen që pati probleme për shkak të interesimit të lartë.
E pak orë pas daljes në shitje, tani biletat kanë dalë në shitje edhe në tregun e zi.
Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tri ditë më herët, “Dardanët” luajnë në udhëtim ndaj Sllovenisë.