Ja kur e zbulon Silvinjo listën për ndeshjet e fundit të kualifikueseve

- Bota Sot

Ja kur e zbulon Silvinjo listën për ndeshjet e fundit të kualifikueseve

Shqipëria luan fatet e saj në nëntor për ëndrrën e Botërorit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se të premten më 7 nëntor, në orën 10:00 trajneri i Kombëtares do të zbulojë listën e fundit për këto kualifikuese.

Rikujtojmë që kuqezinjtë luajnë në transfertë me Andorrën më 13 nëntor, ora 20:45.

Ndërsa me Anglinë që tashmë është e kualifikuar do të përballen në “Air Albania”, më datë 16 nëntor, ora 18:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot