Trajneri i Liverpulit, Arne Slot ka pranuar pas humbjes së fundit në Kupën e Ligës se skuadra që ai zotëron nuk është aq e madhe sa mendohet, edhe pse shpenzoi rreth 450 milionë stërlina gjatë verë.
Ai theksoi se klubi ka zgjedhur gjithmonë t’u japë hapësirë lojtarëve të rinj të akademisë në këtë kompeticion.
Trajneri holandez theksoi se, ndryshe nga Mançester Siti dhe Çelsi që kanë luksin të aktivizojnë lojtarë të nivelit më të lartë edhe në rotacion, “Reds”-at shpesh përfundojnë me shumë adoleshentë në fushë.
“Skuadra jonë ndoshta nuk është aq e madhe sa njerëzit mendojnë – tha Slot pas ndeshjes -. Ai kujtoi se Liverpuli ka traditë të përdorë Kupën e Ligës për të aktivizuar lojtarë të rinj të akademisë, dhe kjo nuk ka ndryshuar”.
Ndërkohë që duke krahasuar me rivalët, tekniku holandez shpjegoi: “Mançester Siti mund të them se luajti pa asnjë titullar nga fundjava e kampionatit, por dukej sikur ishte me ekipin e vet më të fortë. Nga ana tjetër, Çelsi mund të fusë në lojë futbollistë të rinj, por mjaft cilësor, siç mund të përmend Estevaon. Kurse ne, pas dy zëvendësimeve, kishim gjashtë adoleshentë në fushë.”“Reds” pësuan një disfatë të thellë 0-3 në 1/8 e finales, nga Kristal Palas, skuadër që I është shndërrruar këtë sezon në një “mace të zezë”. Sarr me dy gola në pjesën e parë dhe Pino në fundin e takimit shënuan për fitoren e madhe për skuadrën, që u mori të besuarve të Slot, edhe Superkupën e Anglisë në finale e fillimit të sezonit të futbollit anglez.
Tani, Liverpulit i duhet të reagojë sa nuk është vonë në kampionat, përderisa ka mbetur disi prapa në Premier Ligë, ku mbrojtja e titullit të kampionit, tashmë është bërë më e vështirë nga sa pritej.