Laçi rikthen Sensoy-n në futbollin shqiptar

- Bota Sot

Laçi rikthen Sensoy-n në futbollin shqiptar

Një njohje e vjetër e futbollit shqiptar është rikthyer sot në aksion.

Bëhet fjalë për trajnerin karizmatik Naci Sensoy, i cili do të drejtojë skuadrën e Laçit.

Klubi bardhezi njoftoi pak çaste më parë arritjen e marrëveshjes me teknikun në fjalë, i cili njeh mirë futbollin shqiptar pasi ka drejtuar edhe skudra si Bylis e Kukësi.

Naci Sensoy do të zëvendësojë në Kurbin trajnerin Stefano Senigagliesi, i cili më herët kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij si trajner i bardhezinjve për motive familjare.

Sensoy do të debutojë me ngjyrat bardhezi në përballjen me Lushjen, takim ky që do të mbahet në 2 nëntor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot