Dinamo e Ferizaj ka arritur tre pikë të mëdha në derbin e javës së 15-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Dinamovitët para shikuesve të vet shënuan fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ’89.
Mysafirët u orvatën maksimalisht por dolën duarthatë.
Pas javës së 15-të Dinamo renditet në vend të dytë me 31 pikë e Trepça ’89 në të katërtin me 27 sosh.