Kombëtarja e Amputuarve debuton në Nations League

- Bota Sot

Kombëtarja e Amputuarve debuton në Nations League

Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve debutoi sot në Nations League Amputee, në Ligën D, duke zhvilluar ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja përfundoi me fitoren e Rumanisë 7-0.

Shqipëria është pjesë e një grupi së bashku me Rumaninë, Skocinë dhe Kosovën.

Ky kompeticion shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e ekipit dhe në promovimin e sportit të amputuarve në vend.

Kuqezinjtë do të luajnë nesër ndeshjen e dytë ndaj Skocisë, në orën 15:00, ndërsa takimi i fundit i fazës së grupeve, Shqipëri – Kosovë, është planifikuar të zhvillohet të dielën, në orën 13:00



Lexoni të gjitha në Bota Sot