Kompany paralajmëron ndeshje të fortë me Leverkusen

- Bota Sot

Kompany paralajmëron ndeshje të fortë me Leverkusen

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka paralajmëruar se ndeshja ndaj Bayer Leverkusen do të jetë një sfidë e fortë.

Dy skuadrat ndeshen në fundjavë në kuadër të Bundesliga. 

Pas një fillimi me ulje dhe ngritje, tekniku belg, ka thënë se skuadra e Leverkusen ka nisur të kthehet në rrugën e duhur. 

“Kanë marrë gjashtëmbëdhjetë nga tetëmbëdhjetë pikët e mundshme në Bundesliga nën trajnerin e ri. Kjo tregon se janë në formë të lartë dhe janë të aftë të shënojnë gola”, ka thënë Kompany të premten.

Megjithëse Bayer ka humbur disa lojtarë të talentuar gjatë riorganizimit veror, ata kanë shtuar emra të rinj dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar. “Kjo mbetet një ndeshje absolutisht kryesore në Bundesliga”, ka shtuar trajneri belg.

Aktualisht, pas tetë ndeshjesh, Leverkusen gjendet shtatë pikë pas Bayern.



Lexoni të gjitha në Bota Sot