Fitorja e Shkëndijes me rezultat 3:2 në fushë të AP Brera ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri në aspekt të tre pikëve të fituara dhe luftës së skuadrës, mirëpo potencon se skuadra nuk duhej të kishte toleruar aq shumë në defanzivë ku në fund rrezikuam jo pak. Ademi, Kërstevski dhe Krasniqi shënuan golat për triumf në duelin e xhiros së 11-të në LPFMV.
Jeton Beqir, thai: “Tre pikë shumë të rëndësishme.
Jam i kënaqur me luftën e futbollistëve në fushë gjatë 90-të minutave dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën se si i pësuam golat.
Pasi një skuadër me eksperiencë, siç është skuadra jonë, nuk do të duhet të tolerojë kështu lloj gabimesh të këtij niveli të sotëm.
Dua të përmendi edhe atë, se më e rëndësishmja për momentin është që sot marrim tre pikë, pas humbjes të hënën”.