Shkëndija kthehet te fitorja në kampionat, duke mundur 3:2 AP Brera në duelin e xhiros së 11-të të LPFMV. Shënojnë Ademi, Kërstevski e Krasniqi, derisa pret një penalti portieri Gaye.
Shkëndija rikthehet te fitorja në Ligën e Parë, duke triumfuar me rezultat 3:2 në transfertën ndaj AP Brera në Strumicë, në një përballje me shumë emocione dhe raste të shumta për gol.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me intensitet të lartë dhe kaluan në epërsi herët në minutën e 13-të, kur Ademi përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit vendas dhe shënoi me kokë për 0:1. Vetëm pak minuta më vonë,
Spahiu pati mundësi të artë për të dyfishuar, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Iloski. Megjithatë, në minutën e 26-të, pas një super asisti nga Ademi, Kërstevski realizoi për 0:2 dhe vulosi dominimin e kuqezinjve në pjesën e parë.
Pas pushimit, vendasit u rikthyen në lojë me golin e Nzengue (54’) për 1:2, por reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Vetëm pesë minuta më vonë, pas një aksioni të bukur,
Trumçi asistoi, ndërsa Krasniqi e dërgoi topin në rrjetë për 1:3. Portieri Gaye u bë hero në minutën e 64-t, duke pritur penalltinë e vendasve (Nzegue gjuajti), ndërsa në minutën e 70-të Nzengue shënoi sërish, me gol që u konfirmua nga VAR-i për 2:3.
Në minutat e fundit, Shkëndija menaxhoi me sukses epërsinë edhe pse vendasit kishin dy mundësi të mira. Fitore e merituar dhe tri pikë të çmuara për kuqezinjtë, që vazhdojnë garën në krye të tabelës!
AP Brera-Shkëndija 2:3 (0:2)
Stadiumi “Mladost” në Strumicë
Gjyqtar: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Golashënues: Nzengue 54’ dhe 70’ (AP Brera), ndërsa Ademi 13’, Kërstevski 26’, Krasniqi 59’ (Shkëndija)
AP BRERA: Iloski, Naumçeski, Todorov, Nzengue, Lukoviç, Mihailov, Stojilevski (Ivanovski 66’), Varsama (B. Velkov 66’), Antovski (c) (A. Velkov 39’), Makiç (Veliçkovski 81’), Stojanov (Dram 81’).
Trajner: Martin Allagjozovski
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Cake (c) (Fetai 66’), Meliqi, Webster, Qaka (R. Ramadani 85’), Zejnullai (Alhassan 76’), Spahiu (Mazari 66’), Krasniqi, Kërstevski, Ademi (Tamba 76’).
Trajner: Jeton Beqiri/.