Nga mbrojtja te sulmi

- Bota Sot

Nga mbrojtja te sulmi

Skuadra e Dinamos po “vozit” me ritëm të plotë në Superiore, duke e kthyer në “viktimë” çdo kundërshtarë.

Në 5 ndeshjet e fundit, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka bilancin më të mirë në elitën e futbollit shqiptar, 4 fitore dhe 1 barazim, 13 nga 15 pikë të mundshme.

Një tjetër e dhënë që e përforcon idenë se Dinamo mund ti shkojë deri në fund “rrugëtimit” për titullin është se në këto 5 takimet e fundit, ata numërojnë 8 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.

Tregues se Daja e ka transfromuar ekipin si në prapavijë, ashtu edhe në fazën ofensive. “Testi” i radhës për blutë do të jetë të dielën ndaj Teutës.

Pas 9 javësh Superiore, Dinamo ka 17 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese dhe 3 më shumë se Teuta ndjekëse më e afërt..



Lexoni të gjitha në Bota Sot