Sunderlandi ndodhet në vendin e 4 në Premier League pas 9 javësh.
Një rezultat mbreslënës i ekipit ku ndodhet edhe Granit Xhaka, teksa në javën e fundit fituan kundër Chelsea në shifrat 1:2.
Ndërkohë trajneri i Sunderland, Regis Le Bris, e ka ngritur Xhakën në një tjetër nivel.
“Granit (Xhaka) predikon me shembull. Ai na jep besim dhe shpresë. Ai beson se ne gjithmonë mund të fitojmë.
Kështu ndodhi edhe kundër
Chelsea, besonte te fitorja në transfertë, ua thoshte edhe lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Nëse do të fitosh, mjafton të ndjekësh Xhakën”, tha trajneri i Sunderland\.