Arsim Thaçi: Jam shumë optimist për këtë ndeshje

- Bota Sot

Arsim Thaçi: Jam shumë optimist për këtë ndeshje

Prishtina është gati për sfidën me Gjilanin, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Lideri i tabelës synon tre pikë që të ruajë apo thellojë distancën me vendin e dytë në klasifikim.

Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, shpreh optimizmin para ndeshjes.

“Jam shumë optimist për këtë ndeshje, në bazë edhe të asaj që lojtarët kanë treguar në stërvitje.

Shpresojmë që t’i bëjmë krenar tifozët tanë”, tha Thaçi.

Ndeshja luhet nesër në orën 14.30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina prin me 25 pikë e Gjilani është në vendin e nëntë me 11 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot