Visoka në krye të Vjosës

- Bota Sot

Visoka në krye të Vjosës

Megzon Visoka merr drejtimin e Vjosës së Shtimes, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll. 

Vjosa është duke luftuar për ekzistencë, e cila renditet në vend të 15-të me 9 pikë.

Vjosën e pret punë e madhe për të siguruar mbijetesën në këtë rang të garave.

“Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Megzon Visokës në krye të shtabit teknik të skuadrës! 

Trajner Visoka është një emër i njohur në futbollin kosovar — me përvojë të pasur në drejtimin e klubeve si FC Ferizaj, FC Drenica, KF Vllaznimi, KF Ulpiana e të tjera. Me licencë UEFA PRO, ai njihet për profesionalizëm, disiplinë dhe për aftësinë për të ndërtuar ekipe konkurruese e të uritura për fitore. 

Me ardhjen e tij, KF Vjosa e forcon edhe më shumë vizionin për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm dhe ambicioz, që do ta përfaqësojë me krenari dhe dinjitet qytetin e Shtimes!”, thuhet në njoftimin e FC Vjosa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot