Mesfushori uellsian Aaron Ramsey ka përfunduar zyrtarisht kontratën e tij me klubin meksikan Pumas UNAM dhe është larguar nga skuadra me efekt të menjëhershëm.
Kjo ka bërë që Ramsey të jetë sërish agjent i lirë në tregun e futbollit, dhe pritet rikthimi i irij në Evropë.
Ramsey iu bashkua Pumas gjatë verës, por pas një periudhe të shkurtër në Meksikë, palët kanë vendosur të ndahen me mirëkuptim.
Gjatë qëndrimit të tij, ish-lojtari i Arsenalit dhe Juventusit zhvilloi pak ndeshje për shkak të problemeve fizike dhe mungesës së formës.
33-vjeçari pritet të shqyrtojë tani ofertat e reja për të vazhduar karrierën, ndërsa disa klube evropiane raportohet se kanë shprehur interes për të.