Talenti i Arsenalit thyen rekord !
Maks Douman i Arsenalit u bë titullari më i ri “rekordmen” i klubit londinez, me vetëm 15 vjeç e 302 ditë në fitoren 2-0 të së mërkurës në Kupën e Ligës ndaj Brajton & Hove Albion, duke fituar lëvdatat e trajnerit për lojën e tij në ndeshje.
Douman, i cili ka qenë në klub që nga viti 2015, bëri debutimin e tij si lojtar i parë nga stoli në fillim të këtij sezoni, përpara se të thyente rekordin e Xhek Porter si lojtari më i ri titullar.
Portieri Porter luajti si titullar në Kupën e Ligës vitin e kaluar, kur ishte 16 vjeç e 72 ditë.