Një situatë skandaloze ka ndodhur në ndeshjen e sotme mes Partizanit U18 dhe Dinamos U18, e vlefshme për kampionatin e kësaj grupmoshe. Protagonist është bërë trajneri i “të kuqve”, Aldo Duro.
Duro shtyn dhe përplas në tokë një prej lojtarëve të tij. Nuk dihen ende rrethanat e këtij episodi skandaloz, por “sulmet” nga tifozët në rrjet kanë qenë të shumta.
Ndërkohë që video e këtij momenti është “zhdukur” menjëherë nga Youtube, platform në të cilën ndeshja po transmetohej LIVE.
Nuk është hera e parë që Aldo Duro shfaq sjellje të tillë ndaj lojtarëve të rinj.
Për sa i përket ndeshjes, Partizani U18 ia doli që të triumfonte në derbi përballë Dinamos U18. “Demat” fituan me rezultatin e ngushtë 2:1.