Pedro ka vendosur të largohet nga Lazio në fund të sezonit, kur i përfundon kontrata.
“Dua që Lazio të kualifikohet në Evropë dhe pastaj do të jetë koha për të ikur”, ka thënë Pedro.
Veterani spanjoll që arriti kulmin e karrierës me Barcelonën, jeton në Romë të Italisë që nga viti 2020.
Ai luajti një vit te Roma për të kaluar më pas te rivalët e tyre kryesorë, Lazio, ku ndodhet tash e pesë vjet.