Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy përballje shumë interesante në kuadër të xhiros së 12-të, që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen e tabelës.
Në orën 13:00, Ballkani do të pres në shtëpi skuadrën e Ferizajt. Skuadra nga Suhareka renditet e dyta në tabelë me 22 pikë, tri më pak se lideri Prishtina, dhe kërkon me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë garën për kreun. Nga ana tjetër, Ferizaj ndodhet në vendin e tetë me 13 pikë, vetëm një hap larg zonës së rrezikshme, ndaj do të tentojë të befasojë në Suharekë për të siguruar pikë jetike në luftën për mbijetesë.
Në ndeshjen e dytë të ditës, që luhet në orën 18:30, Prishtina do të përballet me Gjilanin. Kryeqytetasit janë liderë të kampionatit me 25 pikë pas 11 javësh dhe kërkojnë tw kthehen te fitorja pas humbjes nga Llapi për të forcuar edhe më shumë pozitën e parë. Ndërkohë, Gjilani gjendet në vendin e nëntë me vetëm 11 pikë, dhe pas një serie rezultatesh të dobëta, ka nevojë urgjente për rikthim pozitiv për të shmangur rënien në fund të tabelës.
Dy ndeshje me objektiva të kundërt, por me shumë rëndësi, një ditë vendimtare për kreun dhe fundin e tabelës në Superligën e Kosovës.