Klubi spanjoll përfiton rreth 200 milionë euro nga një shitje e mundshme e Viniciusit

- Bota Sot

Klubi spanjoll përfiton rreth 200 milionë euro nga një shitje e mundshme e Viniciusit

Keith Wyness, ish-drejtori ekzekutiv i Aston Villa, ka ndezur zërat për një lëvizje të madhe në merkaton e verës, duke pohuar se Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Sipas tij, Real Madridi mund të jetë destinacioni i radhës për sulmuesin norvegjez, sidomos nëse klubi spanjoll përfiton rreth 200 milionë euro nga një shitje e mundshme e Vinicius Junior drejt Arabisë Saudite.

12 milionë euro për të parë Messin në fushë - Argjentina miqësore luksi në Angola

Vinicius, megjithatë, ka rinovuar me Realin deri më 2027 dhe ka një klauzolë marramendëse prej 1 miliard eurosh, ndërsa Haaland ka zgjatur kontratën me City-n deri më 2034, me një pagë vjetore që arrin në rreth 28.5 milionë euro.

Në aspektin sportiv, 25-vjeçari po zhvillon një tjetër sezon mbresëlënës: 11 gola në 9 ndeshje të Premier League dhe plot 18 gola në të gjitha kompeticionet. Në Champions League, shifrat e tij janë po aq të frikshme, 53 gola në 51 ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot