Juventusi feston sot 128-vjetorin e themelimit të klubit.
Për të festuar këtë moment historik, një videoklip i shkurtër me Alesandro Del Pieron u publikua në llogaritë zyrtare të klubit.
“Emri ynë është identitet, do të thotë rini.
Të lindur në vitin 1897, koha nuk na përcakton, ne jemi një simbol i elegancës, traditës dhe krenarisë italiane, të qepura mbi ne si një lëkurë e dytë. Ne kemi rrënjë të thella, një dëshirë për të shkuar më tej dhe për t’u përmirësuar gjithmonë, dhe jemi aty ku koha nuk ka mbërritur ende.
Suksesi ynë nuk ka të bëjë vetëm me fitoret, ka të bëjë me stilin në mënyrën se si fitojmë, ka të bëjë me klasin në çdo sfidë. Historia jonë vazhdon, po shkruhet sot dhe do të shkruhet nesër.
Ne jemi Juventus, që nga viti 1897 dhe përgjithmonë”, thotë ish-kapiteni dhe ikona e Juventusit.
Ndërkohë, skuadra po përgatitet për ndeshjen që do të luhet sonte, ku Lokateli dhe shokët e tij të ekipit do të përballen me Kremonezen në orën 20:45 duke shënuar debutimin e Lucciano Spaletit si trajner i Juventusit.