Në presion

- Bota Sot

Në presion

Arne Slot ka pasur kritika të mëdha gjatë javës së fundit, për shkak të krizës së reuzltateve që po kalon Skuadra e Liverpulit.

Ka pasur raportime se tekniku holandez rrezikon shkarkimin nëse kjo gjendje vazhdon në ndeshjet e ardhshme.

Por Slot ka folur rreth kësaj qështje duke theksuar se ai ka raporte të mira me drejtuesit e klubit dhe ata ende besojnë te projekti i tij.

“Ata më thonë të njëjtat gjëra si vitin e kaluar, po. Unë flas kryesisht me Richard Hughes dhe herë pas here me të tjerët. Edhe ata shohin gjëra të ngjashme me ato që shoh unë”, ka deklaruar Slot.

Kujtojmë që sezonin e kaluar, Slot arriti ta fitoj titullin e Premierligës me skuadrën e Liverpulit derisa fitoi edhe çmimin e trajnerit të vitit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot