Fiorentina po vuan në këtë sezon dhe lëvizja e bujshme sot ishte largimi i Daniel Prades.
Ky i fundit mbante postin e drejtorit sportiv nga vitit 2019.
Klubi ka njoftuar vendimin e përbashkët, ndërsa raportohet vendim i 58-vjeçarit që u pranua nga drejtuesit. Vendi i parafundit në renditje duket se kishte këtë ndikim të drejtpërdrejt.
Në pikëpyetje mbetet pozita e Stefano Piolit.
Trajneri i Fiorentinës numëron vetëm 4 pikë pas nëntë javësh.
“Fiorentina njofton që me marrëveshje të përbashkëtët, sot është ndërprerë marrëdhënia profesionale me drejtorin sportiv, Daniel Prade.
Klubi, duke filluar me presidentin Roko Komiso dhe gruan e tij Katerinën, bashkë me menaxherin e përgjithshëm Alesandro Ferrari, sinqerisht falenderojnë drejtorin për vitet e kaluara bashkë me pasion dhe profesionalizëm”, shkruhet nga Fiorentina.