Përveç Ezgjan Alioskit, Maqedonia e Veriut me gjasë do të mbetet edhe pa shërbimet e mbrojtësit Visar Musliu për sfidën me Uellsin.
“Musliu u lëndua në ndeshjen me Belgjikën në Gent dhe ishte konstatuar se ai së paku do të mbetet 6-8 javë jashtë fushës.
Që atëherë, Musliu nuk ka luajtur asnjë ndeshje për klubin e tij Saint-Truiden, dhe nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të rehabilitohet për këtë ndeshje.
Ky do të jetë një hendikep i madh në mbrojtjen maqedonase, kështu që trajneri Blagoja Milevski do të duhet të kërkojë alternativa tjera, por edhe për pozicionin e krahut të majtë ku operon Alioski, - shkruan media maqedonase “Ekipa".