Shkëndija e Haraçinës nuk njeh rival në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare hesht Prilepin, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Pobedën, në kuadër të javës së 10-të.
Futbollisti Fikret Livareka realizoi golin e fitores në pjesën e parë të takimit.
Shkëndija nuk njeh humbje në 10 ndeshje, 8 fitore e 2 barazime, kryeson me 26 pikë, tre më shumë se Bregallnica (një ndeshje më pak) e pesë se Ohri.
Rezultatet
Kamenica Sasa – Skopje 1:2
Kozhufi – Bellasica 0:2
Novaci – G. Konjari 7:0
Pobeda – Shkendija 0:1
Prespë – Ohri 0:2
Teteksi – Osogova 3:0
Vardari (N). – Sloga V. 2:2
Sot
Bregallnica – Detonit (17:00)