Tedi Cara mbetet protagonisti kryesor i klubit në Ukrainë

- Bota Sot

Tedi Cara mbetet protagonisti kryesor i klubit në Ukrainë

Tedi Cara është rikthyer te goli me Oleksandrijën në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit zhbllokoi sfidën në transfertën e Kolos Kovalivkas.

Ishte minuta e 31-të, kur Cara përshëndeti rrjetën.

Për 25-vjeçarin është goli i katërt në këtë sezon, që po rezulton mjaft i vështirë për Oleksandrijën.

Ish-sulmuesi i “demave” ndodhet sërish në krye të listës së golashënuesve te skuadra e tij.

Kujtojmë se Oleksandrija e prezantoi në janarin e këtij vitit, ndërsa kontrata është e vlefshme deri në vitin 2028.



Lexoni të gjitha në Bota Sot