Hungaria vendi më i varfër në BE shkaku i korrupsionit, Orban: Tusk të merret me punët e veta

- Bota Sot

Hungaria vendi më i varfër në BE shkaku i korrupsionit, Orban: Tusk të merret me punët e veta

Kryeministri hungarez Viktor Orban i është përgjigjur kritikave nga homologu i tij polak Donald Tusk.

Ky i fundit tha më parë këtë javë se Hungaria ishte bërë vendi më i varfër në BE për shkak të korrupsionit dhe përpjekjeve të Orban për të ndërtuar një regjim autoritar të modeluar sipas Rusisë, raporton KosovaPress.

"E dini, nuk dua ta emërtoj këtë vend sepse është anëtar i BE-së dhe NATO-s. Por është një vend ish-komunist që po bënte shumë më mirë se Polonia në vitin 1989. Sot, ai vend ka rënë në fund," tha Tusk.

"Dhe arsyeja kryesore? Miku im i hershëm Viktor Orban, dikur një demokrat liberal pro-evropian, papritmas vendosi se do të ishte më mirë të ndërtohej një model autoritar disi i modeluar sipas Rusisë. Ai duket se është i magjepsur nga Moska kohët e fundit," shtoi ai.

Ai paralajmëroi se korrupsioni bëhet një problem civilizues kur organizohet nga lart poshtë, duke shtuar se Hungaria tani po ndjek shembujt e Rusisë dhe Bjellorusisë së korruptuar.

Orban u përgjigj nëpërmjet rrjeteve sociale X. "Kryeministri Donald Tusk ka nisur një sulm tjetër ndaj Hungarisë. Ai po e bën këtë sepse është në telashe të mëdha në vend. Partia e tij humbi zgjedhjet presidenciale, qeveria e tij është e paqëndrueshme dhe ai po mbetet prapa në sondazhe. Është koha që zoti Tusk ta pranojë këtë dhe të merret me punët e veta", tha Orban.



Lexoni të gjitha në Bota Sot