Pas pesë barazimeve rresht, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1:0 nga Udinese.
Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të në pjesën e parë.
Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hassane Kamara.
Ky është goli i tretë në Serie A për Zaniolo-n këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinese.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udinese fiton 1:0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.
Atalanta mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juriq, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.