Arsenali ka vazhduar serinë e rezultateve të mira në Premier League në futboll.
Skuadra nga Londra ngadhënjeu në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj Burnleyt, në takimin e javës së 10-të.
Skuadra e trajnerit Mikel Arteta, nga dhjetë ndeshje, ka tetë fitore, një barazim e një humbje, kryeson me 25 pikë të mbledhura.
Gyökeres (14), Rice (35) - shënojnë për Arsenalin.
Futbollisti shqiptar, Armando Broja, u paraqit nga minuta e 76-të apo 14 minuta luajti për Burnleyn.
Burnley nuk po kalon formë të mirë, mban vendin e 17-të me 10 pikë.