Prishtina dhe Gjilani do të takohen me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje pas humbjes ndaj Llapit në Podujevë e cila ndërpreu serinë e tyre pozitive të rezultateve.
Gjilani në anën tjetër u mposht në shtëpi nga Dukagjini me shifrat 2-0 dhe do të synojë rikthimin tek fitoret.
Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon fitimtar ka dalë Gjilani, që kishte triumfuar me shifrat 3-1.
Të dy trajnerët, Arsim Thaçi dhe Debatik Curri kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Gjokaj, Limani, Salihu, Veliu, Kryeziu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletic, Taipi, Mamengi.
Gjilani: Laroshi, Thaçi, Zebic, Krivanjeva, Ibrahimi, Morina, Boshnjaku, Totre, Basa, Prapashtica, Jaroviq.