Leipzig-u ngjitet sërish në vendin e dytë

- Bota Sot

Leipzig-u ngjitet sërish në vendin e dytë

Pasditja e sotme në Bundesliga solli rezultate të rëndësishme, veçanërisht për skuadrat që garojnë në Europë.

Eintracht Frankfurti dhe Mainzi nuk shkuan më shumë se barazimi, duke zhgënjyer përballë rivalëve më të dobët në letër.

Eintracht u ndal 1:1 në fushën e Heidenheim-it, skuadra e fundit në renditje:

Edhe Mainzi u mjaftua me një pikë ndaj Werder Bremenit, me ndeshjen që përfundoi 1:1.

Widmer shënoi për Mainzin në minutën e 36-të, por Stage barazoi në minutën e 86-të, duke lënë vendasit të pakënaqur pas një ndeshjeje ku dominuan pjesërisht lojën.

Ndërkohë, Leipzigu rikthehet në vendin e dytë, duke fituar 3-1 ndaj Stuttgartit.

Fillimisht një autogol i Chabot i dha epërsinë Leipzigut para pushimit, më pas Diomande dhe Romulo Cardoso vulosën suksesin, ndërsa Tomas shënoi golin e vetëm për miqtë.

Fitore të thellë regjistroi Borussia Mönchengladbach, që triumfoi 4-0 në fushën e St. Paulit, me Tabakovic protagonist me ‘dopietë’. Ndeshja mes Union Berlinit dhe Freiburgut u mbyll pa gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot