Ekipi i Dinamo Zagreb mori fitore më shumë se sa të rëndësishme për titullin ndaj Rijekës me rezultatin 2:1.
Pikërisht golin e fitores e shënoi sulmuesi i Shqipërisë Arbër Hoxha.
Shqiptari i Kosovës çmendi me gol kroatët.
Në minutën e 84-të, Hoxha godet drejt portës nga jashtë zonës, ndërsa sfera përfundon drejt e në objektivë, në rrjetë.
Gol për t’u “varur në kornizë”, aq sa la të magjepsur edhe lojtarët rivalë.
Për Arbër Hoxhën ishte finalizimi i 3-të për këtë sezon në kampionatin kroat.
Në segmentin e 12 javëve të zhvilluara në ligën vendasve, Dinamo Zagreb mban kreun së bashku me Hajdukun e Spiltit, 25 pikë.