Një grua ka publikuar një video në rrjetin social TikTok. Në të shihet se ajo është duke vozitur një veturë, ndërsa nga shiriti tjetër i trafikut vjen një motoçikletë, që sipas saj, po e voziste figura e njohur e showbizit, Patris Berisha.
Pasi motoçikleta, duke bërë tejkalim, i del përpara veturës që publikuesja e videos po voziste, dyshja fillojnë të fjalosen pasi ajo del nga vetura.
Edhe pse fytyra e burrit që përdorte fjalë aspak të hijshme nuk shihet qartë, mes tjerash ai dëgjohet duke thënë: "T`ishe kanë mashkull, t’kisha rrokë boks".
Kujtojmë se Patrisi është vëllai i këngëtarit, Robert Berisha.