Drita do të takohet me Llapin e Podujevës.
Ndeshja luhet nesër (13.00) në fushën me bari sintetik në Gjilan në kuadër të javës së 12-të elitës së futbollit të Kosovës.,
Trajneri Dritës, Zekirija Ramadani, tha për ndeshjen e nesërme se ka qenë një javë e ngjeshur "...dhe sot ju thash edhe futbollistëve se duhet të dalin nga vetja duke dhënë maksimumin për ndeshjen e nesërme me Llapin dhe ditës së enjte në Irlandë.
"Pas rezultatit negativ shpresojë se edhe nesër din si të kthehen rezultateve pozitive.
Ne jemi këtu për ti mbështetur djemtë për të dhënë maksimumin dhe kemi edhe shumë ndeshje përpara dhe unë jam i bindur se nëse ne vazhdojmë të arrijmë edhe në kampionatin vjeshtor ne do të arrijmë të menaxhojmë shumë mirë".
-Jemi të relaksuar? Nuk ekziston kjo fjalë fare tek ne, jemi të gjithë të përqendruar, është një kampionat maratonik për ne për të cilin nuk kemi kohë fare të lirë dhe jemi të fokusuar për të dhënë maksimumin!”, tha Ramadani.