Prishtina dhe Gjilani ndahen baras (0:0) në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit së Kosovës,
Ndeshja u zhvillua nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës.
Pjesa e parë ishte e dobët dhe me vetëm dy raste në pjesën e fundit të kësaj pjese.
Në minutën e 43-të, Basa nga afërsia qëlloi shtyllën e majtë të Prishtinës.
Në minutën e 45+1 Leotrim Kryeziu me goditje të fortë nga rreth 14 metra qëllon traversën e Gjilanit.
Pjesa e dytë ishte më e mirë, por nuk pati gola.
Në minutën e 55-të Mamengi i Prishtinës e kishte me dorën ngjitur kur topi e qëllon, por gjyqtari pasi akordoi penallti, shkoi e shikoi VAR-in dhe anuloi atë.
Prishtina kryeson me 26 pikë e ka 3 më shumë se vendi i dytë Ballkani. Gjilani mban vendin e nëntë me 12 pikë.