Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

- Bota Sot

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Përpara muajve të dimrit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar një ndihmë të re për ukrainasit, duke përfshirë udhëtimin falas në transportin hekurudhor.

“Një distancë prej 3000 kilometrash, në mënyrë që të gjithë të mund të zgjedhin rrugë hekurudhore brenda Ukrainës falas: Lviv-Kiev, Kiev-Dnipro dhe çdo rrugë tjetër do të ofrohet falas”, tha Zelensky në mesazhin e tij të përditshëm, duke shtuar se detajet e programit ishin ende duke u përpunuar.

Ai tha se hekurudha ukrainase duhet t’u tregojë qytetarëve se fondet buxhetore të përdorura për ndërmarrjen shtetërore i shërbejnë vërtet shoqërisë.

Distanca në kilometra, e përmendur nga Zelensky, është e mjaftueshme për dy udhëtime midis qytetit industrial të vijës së parë të Zaporizhias dhe qytetit kryesor të Uzhhorodit, në kufirin sllovak, për shembull.

“Ne, patjetër që do ta rregullojmë çmimin e gazit këtë dimër – nuk do të ketë rritje – po ashtu edhe për çmimin e energjisë elektrike për familjet private”, tha Zelensky.

Kostoja e 1 kilovat-orë energji elektrike aktualisht është e barabartë me më pak se 0,09 euro.

Megjithatë, pas sulmeve ruse me dronë dhe raketa në centrale dhe nënstacione, energjia elektrike është e disponueshme vetëm për disa orë në ditë, në pjesën më të madhe të vendit.

“Edhe para pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, Ukraina ishte vendi më i varfër në Evropë për sa i përket të ardhurave për frymë”, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pothuajse, gjysma e buxhetit shtetëror të Ukrainës financohet nga kreditë e huaja dhe fondet e ndihmës. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot