Ukraina thotë se rrëzoi dronin rus Shahed me MANPADS

- Bota Sot

Ukraina thotë se rrëzoi dronin rus Shahed me MANPADS

Komanda Ajrore Perëndimore e Ukrainës ndau pamje të shtunën, duke treguar një ushtar që dyshohet se shkatërron një dron rus Shahed duke përdorur një sistem mbrojtës ajror të lëvizshëm nga njeriu (MANPADS).

Sipas komandës, 14 raketa lundrimi dhe 42 dronë sulmi të tipit Shahed u shkatërruan në një përpjekje mbrojtëse, raporton Anadollu, përcjell KosovaPress.

Rusia filloi "operacionin e saj të posaçëm ushtarak" më 24 shkurt 2022 dhe pretendoi se ai synon mbrojtjen e njerëzve në rajonin lindor të Ukrainës.

Që atëherë, miliona njerëz janë zhvendosur, mijëra kanë humbur shtëpitë e tyre dhe qindra institucione mjekësore dhe arsimore janë shkatërruar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot