Bayern mposht Leverkusen dhe vazhdon dominimin në Bundesliga

- Bota Sot

Bayern mposht Leverkusen dhe vazhdon dominimin në Bundesliga

Bayern Munich nuk ndalet. Bavarezët e kanë arritur fitoren e tyre të nëntë radhazi në Bundesliga, duke mundur Bayer Leverkusenin 3-0.

Ndeshja ka nisur e balancuar, ku Leverkusen ia ka arritur ta mbante presionin e Bayern, i cili këtë sezon ka qenë i njohur për start të shpejt. Megjithatë, Bayern ka arritur ta zhbllokojë rezultatin në mes të pjesës së parë me golin e Serge Gnabry.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Konrad Laimer ka krosuar saktë për Nicolas Jackson, i cili nuk ka gabuar dhe e ka dyfishuar avantazhin e vendasve.

Bayern nuk është ndalur dhe para përfundimit të pjesës së parë ka arritur të shënojnë edhe golin e tretë, këtë herë me ndihmën e fatit, kur Loïc Bade e ka devijuar topin në rrjetë nga një krosim i Raphael Guerreiro.

Pas pushimit, Bayern e ka kontrolluar lojën dhe është afruar shumë pranë golit të katërt, por pa e shënuar.

Me këtë fitore, Bayern vazhdon të dominojë Bundesliga me njëzet e shtatë pikë. Në vendine  fundit gjendet Heidenheim me vetëm pesë pikë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot