Real Madridi është frymëzuar edhe më shumë pas fitores (2:1) ndaj Barcelonës, sonte e mposhti me rezultat të thellë 4:0 Valencinë, në takimin e javës së 11-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.
Real po tregon lojëra të mirë, si fryt i kësaj prin me 30 pikë apo 10 fitore e 1 humbje në kampionat.
Futbollisti Kylian Mbappe edhe një herë tregoi klasin e tij, duke shënuar në minutën e 19-të nga penalltia e 31-të.
Bellingham thelloi rezultatin në 3:0 në minutën e 44-t, pasi që Vinicius humbi penalltinë.
Në minutën e 82-të Carreras i jep goditje shkatërrimtare rivalit, 4:0.,
Valencia është në vend të 18-të me 9 pikë të mbledhura..