Musiala drejt rikthimit te Bayerni në dhjetor

- Bota Sot

Musiala drejt rikthimit te Bayerni në dhjetor

Jamal Musiala është pranë rikthimit në fushë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në Kupën e Botës për Klube ndaj PSG-së, ku ai pësoi frakturë në fibul dhe që prej asaj kohe nuk ka luajtur më për Bayernin.

22-vjeçari aktualisht është në fazë rehabilitimi intensiv dhe po tregon përparim të dukshëm. Mediat gjermane raportuan fillimisht se talenti i “Bavarezëve” do të rikthehej në janar, por drejtori sportiv Max Eberl ka dhënë një afat më optimist.

Në një intervistë për ‘Sky Sport’ para ndeshjes kundër Bayer-it, Eberl deklaroi:

“Ne besojmë se ai mund të rikthehet me ekipin në dhjetor dhe të marrë disa minuta në fushë, në mënyrë që në janar të jetë 100% i gatshëm.”

Rikthimi i Musiala-s do të jetë një shtysë e madhe për Bayern-in në fazën vendimtare të sezonit, pasi mungesa e tij ka qenë e ndjeshme si në lojë ashtu edhe në kreativitetin ofensiv të skuadrës.

Me rikuperimin që po ecën sipas parashikimeve, tifozët bavarezë presin me padurim të shohin ‘yllin’ e tyre të ri sërish në aksion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot