Sulm me thikë në tren/ Raportohen 9 të plagosur rëndë, lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona

- Bota Sot

Sulm me thikë në tren/ Raportohen 9 të plagosur rëndë, lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona

Të paktën nëntë persona morën plagë të rënda dhe ndodhen në rrezik për jetën pas një sulmi me thikë në një tren në Cambridgeshire.

‘Ky është një incident tronditës’, tha policia britanike e Transportit. Chris Casey, shefi I inspektorëve, e quajti sulmin me thikë një “incident tronditës”, por tha se nuk ishte në gjendje të spekulonte mbi shkakun.

Treni po udhëtonte nga Doncaster për në King’s Cross, kur një person me thikë nisi të sulmonte pasagjerët. Një prej pasagjerëve bërtiti ‘dikush ka një thikë’.

Hekurudha Verilindore e Londrës (LNER) u ka kërkuar pasagjerëve të shtyjnë udhëtimin me tren dhe thotë se priten ndërprerje deri në fund të ditës së diel.

Në një deklaratë të publikuar mëngjesin e së dielës, Drejtori Menaxhues i LNER, David Horne, shkroi se ishte “thellësisht i tronditur dhe i trishtuar nga ky incident i rëndë” dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre “të shpejtë dhe profesional”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur pasagjerët dhe kolegët tanë gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha ai, duke përsëritur se mirëqenia e të gjithë të prekurve do të mbetet përparësia e tij kryesore.

Pasagjerët i thanë Sky Neës se sulmi me thikë filloi 10 minuta pasi treni u nis nga Peterborough dhe se të plagosurit u panë duke vrapuar nëpër tren larg dikujt me thikë.

Një burrë që mbante një thikë të madhe u pa më vonë në platformën e trenit, ndërsa policë të armatosur i drejtonin armët, shtoi një dëshmitar, duke shtuar se agresorit iu bë një goditje me elektrik dore dhe u mbajt i lidhur.

Referuar dëshmive nga vendi I ngjarjes, gjatë sulmit në tren, një burrë i moshuar ‘bllokoi’ sulmuesin që të mos godiste një vajzë më të vogël.

Olly Foster i tha BBC-së se fillimisht dëgjoi njerëz që bërtisnin “vraponi, ikni, një djalë po sulmon me thikë”. Fillimisht u mendua se kjo ishte një shaka e natës pas Halloëeen-it.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona. Hetimi po mbështetet nga oficerët e antiterrorizmit dhe policia thotë se trenat ende nuk po qarkullojnë në zonë. Gjithashtu, ka një numër rrugësh të mbyllura që mbeten në fuqi.

Identitetet e dy personave të arrestuar në lidhje me sulmin nuk janë bërë të ditura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot