Martini kërkon të vendos “nderin në vend” ndaj Egnatias

- Bota Sot

Martini kërkon të vendos “nderin në vend” ndaj Egnatias

Vllaznia ka treguar dy fytyra të ndyshme këtë sezon të ri në Superiore. “Lori Boriçi” ka marrë trajtën e “makthit” për rivalit, 5 ndeshje, 5 fitore dhe 12 gola të shënuar, por në transfertë ekipi shkodranë nuk e ka këtë personalitet.

Deri tani kanë luajtur 4 takime jashtë, e përkthyer me 2 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim. Bilanci i golavarazhit nuk është aspak premtues 3:5.

Dueli me Egnatian do të jetë “testi” i duhur që Edi Martini të vendos balancat në ekip si udhëtues, duke nisur me mbrojtjen.

Diferenca mes Vllaznisë dhe Egnatias pas 9 javësh është vetëm 1 pikë, duke rritur akoma më shumë presioni në kampet respektive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot