Bayern ka bërë gati një projekt 2-vjeçar

- Bota Sot

Bayern ka bërë gati një projekt 2-vjeçar

Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar planet e Bayern për qendrën e mbrojtjes.

Klubi bavarez është i pakënaqur me Kim, ish-lojtarin e Napolit, dhe pritet që ai të shitet në merkaton e verës për një shifër 40-45 mln euro.

Bayern ka bërë gati një projekt 2-vjeçar për dyshen e qendërmbrojtjes.

Në verë do të tentohet Guehi me parametra zero. Agjenti i tij ka patur kontakte me bavarezët dhe deri tani asnjë klub nuk ka përparuar më shumë se Bayern në negociata.

Ndërkohë, nëse Upamecano firmos rinovimin e radhës, planet mbyllen me kaq, por nëse nuk ndodh kështu, Bayern po projekton një tjetër transferim me parametra zero.

Bëhet fjalë për gjermanin Schlotterbeck, i cili në verën 2027 del si lojtar i lirë.

Dy qendërmbrojtës klasi, zero euro. Kjo po që është strategji!.



Lexoni të gjitha në Bota Sot