Kuvendi Popullor bullgar këtë javë vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore.
Kufizimi vlen për produktet e naftës për të cilat ekziston rreziku i rritjes artificiale të çmimeve.
Arsyeja kryesore lidhet me nevojën për të garantuar sigurinë energjetike të vendit dhe stabilitetin e tregut të brendshëm të karburanteve, në lidhje me sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj kompanive energjetike ruse, përfshirë grupin “Lukoil”.
Ndalimi nuk do të aplikohet për furnizimin dhe rimbushjen e mjeteve lundruese dhe ajrore lokale dhe të huaja, si dhe për furnizimet brenda BE-së për forcat e armatosura të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, raporton RTV i Bullgarisë.