Romario: Do të jetë i mundur vetëm nëse Neymar zbret në fushë

- Bota Sot

Romario: Do të jetë i mundur vetëm nëse Neymar zbret në fushë

Legjenda e futbollit, Romario, ka folur për gjasat e kombëtares së Brazilit për të fituar Kupën e Botës 2026.

Edhe pse 5 herë kampionë bote dhe me skuadër të shkëlqyer, besimi nuk është i madh.

“Probabiliteti, sado i vogël, që Brazili të jetë kampion i Kupës së Botës vitin e ardhshëm do të jetë i mundur vetëm nëse Neymar zbret në fushë. Nëse ai luan, po”, ka deklaruar Romario.

Deri tani, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG nuk ka bërë asnjë paraqitje për Brazilin që kur Carlo Ancelotti mori timonin e ekipit.

Titulli i fundit i fituar nga Selecao është në vitin 2002.



Lexoni të gjitha në Bota Sot