Tre futbollistë të rinj me origjinë nga Kosova, Adrien Llukes, Nico Lazri dhe Erblin Sadikaj, janë përfshirë në listën zyrtare të ekipit kombëtar U17 të Zvicrës për pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA U17.
Këta tre lojtarë, të cilët janë rritur dhe formuar në akademitë e klubeve zvicerane, kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të kombëtares U17 falë paraqitjeve të tyre të shkëlqyera gjatë ndeshjeve të fundit.
Ftesa për në një kompeticion prestigjioz si Kupa e Botës për moshat U17 konsiderohet një hap i madh në karrierën e tyre dhe një dëshmi e talentit që po prodhon diaspora shqiptare në Zvicër.
Pjesëmarrja e Llukes, Lazri dhe Sadikajt pritet të ndiqet me interes të madh edhe nga tifozët shqiptarë, të cilët shpesh kanë parë futbollistë me origjinë nga Kosova të shkëlqejnë në përfaqësueset evropiane.