Reagim i ashpër i Harun Cekës pas deklaratës së Pobedes së Prilepit

- Bota Sot

Reagim i ashpër i Harun Cekës pas deklaratës së Pobedes së Prilepit

Ngjarjet e shëmtuara në ndeshjen e Ligës së Dytë mes Pobedës së Prilepit dhe Shkëndijës së Haraçinës vazhdojnë të marrin jehonë.

Pas publikimit të reagimit nga ana e klubit vendas, ku incidentet u tentuan të arsyetohen me “provokime” nga ana e mysafirëve, ka reaguar ashpër Harun (Bruno) Ceka, ish-futbollist i Shkëndijës së Tetovës dhe biznesmen i suksesshëm në SHBA.

Në një postim në Facebook, Ceka ka kritikuar ashpër hipokrizinë e qëndrimit të klubit prilepas pas pamjeve të rënda që qarkulluan në rrjete – me sharje, fyerje në baza etnike dhe madje edhe tentim për sulm ndaj ekipit mysafir.

“Pas Shkëndijës (Haraçinë), edhe Pobeda e Prilepit del me reagim zyrtar për incidentin pas ndeshjes.

Ujku qingji dhe turbullira e ujit… Pas fyerjes, sharjes, thyerjes së dritareve, me çfarë fytyre Pobeda del me këtë reagim zyrtar?! Racë e keqe dhe e fëlliqtë, e cila kurrë nuk mund të hyjë në botën e civilizimit!” – ka shkruar ai.

Ky reagim pason një valë kritikash nga opinion publik shqiptar pas ngjarjeve të djeshme në Prilep, të cilat sërish hapin debatin për sigurinë, diskriminimin dhe trajtimin e klubeve shqiptare në futbollin maqedonas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot