Xabi Alonso për Alvaro Carreras: Jemi me fat që e kemi

- Bota Sot

Xabi Alonso për Alvaro Carreras: Jemi me fat që e kemi

Xabi Alonso lavdëroi maksimalisht Alvaro Carreras pas golit të tij të parë për Real Madridin në fitoren 4-0 ndaj Valencias.

Duke folur për paraqitjen e mbrojtësit dhe rëndësinë e tij për skuadrën, trajneri tha: “Alvaro Carreras shquhet në çdo aspekt. Mbrojtësisht dhe sulmuesisht, vendimet e tij janë të shkëlqyera. Ne jemi me fat që e kemi atë.”

Carreras shënoi golin e tij të parë për Real Madridin me stil ndaj Valencias, duke realizuar një goditje fantastike nga një kënd i vështirë, që entuziazmoi tifozët në “Santiago Bernabeu”.

Spanjolli është bërë një lojtar kyç nën drejtimin e Alonsos që nga ardhja e tij nga Benfica, duke regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat.

Reali e transferoi Carrerasin për 50 milionë euro nga Benfica, pasi paraprakisht klubi portugez e kishte blerë nga Manchester Unitedi për 14.3 milionë euro.

Lojtari është rritur në akademinë e Real Madridit deri në vitin 2020, kur u transferua tek akademia e Unitedit.

22-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Prestoni e Granada si i huazuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot