Ardian Nuhiu ka folur në prag të sfidës që Tirana do të luajë përballë Bylisit. Ky takim është programuar për nesër, në orën 14:00 te stadiumi “Selman Stërmasi” dhe vlen për javën e dhjetë të Superiores.
Vetëm 3 ditë stërvitje- “Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit për besimin e dhënë. Jam i vetdijshëm për ecurinë e skuadrën, e kam marrë me shumë përgjegjësi.
Skuadra gjithandej ka shumë tifozë dhe jam i motivuar jashtëzakonisht shumë, që ta udhëheq këtë skuadrën dhe ta rikthej drejt fitoreve sepse mendoj që meriton kjo skuadër.
Janë pak ditë realisht, pa kërkuar justifikime, jemi munduar të analizojmë skuadrën e Ballshit. Është skuadër që lufton shumë, por gjithashtu del shumë shpejt në tranzicion apo kundërsulm.
Jemi munduar të përcjellim sa më shumë informacione te grupi dhe gjithashtu të japim një plan, për të shkuar drejt portës së kundërshtarit, që të fitojmë takimin", tha Nuhiu.